PolitikëTe FunditTe Gjitha

Zjarret në Malësinë e Madhe, kryebashkiaku: Të qëllimshme, janë ndaluar disa persona

Në një lidhje telefonike me televizionin “Ora News”, Marinaj  tha se policia ka ndaluar disa persona që dyshohet se mund ti kënë vënë zjarrin zonës.

“Aktualisht situata është nën kontroll, situata ka qenë e rëndë, por ndihma ishte konkrete dhe e madhe. Kërkuam ndihmë nga Tirana, erdhi dhe helikopteri dhe situata është normalizuar. Ka pasur 6 vatra zjarri dhe 4 kanë qenë në njësinë administrative Kastrat dhe një në Koplik, Falë organizimit të strukturave çdo gjë është normalizuar, nuk është djegur asnjë banesë. Unë mund ti quaj të qëllimshme ku edhe policia ka ndaluar disa persona që dyshohet se mund ti kenë vendosur këto zjarre.”, tha Marinaj.

Ndër të tjera, kryebashkiaku tha se disa prej zonave ishin më problematike, për shkak se zjarri u është afruar banesave.

“Zonat më problematike ka qenë zona e Gashajve, e Vukpalajve dhe zona e Hotit që zjarri është afruar pranë banesave, por falë punës së zjarrfikësve është eviduar gjithçka. Roli i helikoperëve Vivia ka qënë i rëndësishëm, drejtoria e Emergjencave na është përgjigjur me korektesë.”, janë fjalët e kryebashkiakut. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *