FlashSportTe FunditTe Gjitha

Zidane zgjat kontratën me Realin, sa pritet të paguhet në sezon

Zinedine Zidane do të vazhdojë të mbetet besnik i Realit të Madridit. Ao ka konfirmuar se ka nënshkruar kontratë me Real Madridin deri në vitin 2020

“Po, unë kam nënshkruar me Real Madridin. Unë jam i lumtur për besimin e dhënë”, ka deklaruar Zidane në konferencën për media para ndeshjes me Barcelonën në Superkupën e Spanjës. 

Sipas mediave spanjolle, me kontratën e re do të paguhet 8 milionë euro në sezon. Francezi e ka marrë drejtimin e ekipit në fillim të vitit 2016, pasi ishte shkarkuar Rafa Benitez, për shkak të rezultateve të dobëta.

Zidane me Real Madridin ka fituar dy Liga të Kampionëve dhe një titull në La Liga, ndërkohë që është vlerësuar shumë për punën e bërë në drejtimin e ekipit.

(E.K/SHUPLAKA)

 

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *