AktualitetEkonomiTe FunditTe Gjitha

Zbehet “tradita”, emigrantët ndalojnë së dërguari para tek të afërmit në Shqipëri

Paratë që emigrantët kanë dërguar tek të afërmit e tyre në Shqipëri në tre muajt e parë të këtij viti ishin 136 milionë euro, në të njëjtin nivel me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Statistikat janë bërë të ditura në treguesit e bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë.

Rigjallërimi i ciklit të remitancatve i konstatuar në 2015-n nuk duket të ketë vijuar më, të paktën në tremujorët e parë të 2016 dhe 2017. Pasi ato arritën në 142 milionë euro në janar mars 2015, kanë qenë më të ulëta në vitet në vijim.

Megjithatë, edhe gjatë vitit të kaluar, pas një tremujori të parë të dobët, paratë që emigrantët dërgojnë në shtëpi u gjallëruan.

Në vitin 2016, prurjet nga remitancat në vitin 2016 ishin 615 milionë euro, me një rritje prej gati 3% me bazë vjetore, duke arritur në nivelin më të lartë në katër vjet. Vala e re e emigracionit, që kulmoi në 2015, rriti numrin e emigrantëve që jetojnë dhe punojnë jashtë, duke rigjallëruar ciklin e emigracionit (përgjithësisht vlerësohet se pas 15-20 vitesh emigrantët fillojnë i shkëpusin lidhjet me vendin mëmë dhe dërgojnë më pak para, çka nënkupton se emigrantët e viteve 1990-2000 tashmë dërgojnë më pak para).

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, 1.120.000 shqiptarë, të lindur në Shqipëri, jetojnë në vende të tjera. Tre janë destinacionet kryesore: Italia me 450 mijë shqiptarë, Greqia me 440 mijë dhe Shtetet e Bashkuara me 80 mijë. Në Gjermani dhe Kanada ka nga 20 mijë emigrantë secili dhe në Mbretërinë e Bashkuar, 10 mijë.

Sipas Censusit të fundit të INSTAT-it, rezidentë në Shqipëri janë rreth 2.86 milionë banorë, çka nënkupton se ata që kanë ikur jashtë përbëjnë 40% të atyre që banojnë në vend./ Revista Monitor

(XH.A/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!