PolitikëTe FunditTe Gjitha

Xhafaj 6 ditë para zgjedhjeve bën përpjekjen e fundit: Pengmarrësit në gjykata dhe gjobaxhinjtë do të ndëshkohen

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në një konferencë për mediat nga Krysia e Kuvendit ka komentuar dhe rezultatet e Reformës në Drejtësi.

Sipas tij kjo është një arritje e jashtëzakonshme e qeverisë Rama dhe nuk kursen një falenderim të veçantë dhe për kryeministrin.

‘’Procesi i zbatimit të Reformës në Drejtësi ka nisur tashmë. Ndëshkimi i ligjit nuk do të ndalet për të korrupturarit. Pengmarrësit në gjykata dhe gjobaxhinjtë jo vetëm që do të largohen po nuk do të mbetet me kaq. Ndihem krenar që kam qenë pjesë e Reformës në Drejtësi.

Në përmbyllje të kësaj faze kam një falenderim për të gjithë ata që bënë që kjo endërr të behej realitet, duke nisur nga kryeministri Rama dhe gjithë kolegët e tjerë. PS dhe grupi i saj parlamentar ka bërë të gjitha përpjekjet e saj madje edhe me kosto vetëm e vetëm për të reformuar sistemin e drejtësisë. Uroj që 25 Qershori të jetë dita e nisjes së zbatimit të plotë të kësaj Reforme’’, u shpreh Xhafaj.  

“Koorporata ka bërë sulmin e fundit ndaj kësaj Reforme. Tashmë Vettigu është gjykuar edhe nga Venecia”, ka vijuar Xhafaj. 

Ka një lloj skepticizmi sa u përket emrave të përzgjedhur?

Dua të jem i sinqertë se e mirëkuptoj dhe e pranoj këtë lloj skepticizmi, është bërë një përpjekje shumë e mirë dhe ska ndonjë gjë të jashtëzakonshme që mes tyre mund të ketë dhe ndonjë person jot ë përshtatshëm.

(E.K/SHUPLAKA)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *