BotaFlashTe FunditTe Gjitha

Vuçiç sulmon ashpër Haradinajn: Ai është kriminel, Lista Srpska s’kishte mundësi tjetër veç hyrjes në qeveri

Aleksandër Vuçic, Presidenti serb ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit të sapozgjedhur në Kosovë Ramush Haradinaj.

Në një konferencë para gazetarëve Vuçic e ka quajtur kriminel shefin e ritë qeverisë kosovare.

Teksa ka folur për hyrjen e Listës Srpska në Qeverinë e Kosovës, Vuçiq ka thënë se ajo nuk ka pasur alternativë tjetër.

Sipas tij, alternativa e Listës Srpska që t’i bashkohet Albin Kurtit është më e keqe, pasi ai dhe partia e tij angazhohen për bashkim me Shqipërinë.

Alternativë të dytë, ka thënë Vuçiç në konferencë, Srpska e ka pasur mosmbështetjen e askujt.

Si alternativë e tretë ka qenë mbështetja e qeverisë së Haradinajt, ka treguar presidenti serb, duke shtuar se Haradinaj është “kriminel” dhe “njeri për të cilin s’kemi mendim të mirë”.

(E.K/SHUPLAKA)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *