KosovaTe FunditTe Gjitha

Visar Ymeri: Nëse vijmë në qeveri do të diskutojmë kufirin me Malin e Zi dhe ndërtimin e marrëdhënieve me Serbinë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, ndodhet në SHBA  për bisedime me zyrtarë dhe ligjvënës amerikanë. Gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”,  është shprehur se nëse vjen në qeveri, pikëpamja e Vetvendosjes është të diskutohet çështja e shënjimit të kufirit me Malin e Zi me Podgoricën zyrtare, për ta ndryshuar marrëveshjen.

 “Ne nuk duam konflikt me Malin e Zi, por duam marrëdhënie të mira”, tha Ymeri.

Ndërkohë që Ymeri tha se “Dialogu i deritanishëm me Serbinë në Bruksel më shumë ka shkaktuar dëme sesa ka sjellë dobi. Vetëvendosja kërkon një qasje të re përsa i përket marrëdhënieve me Serbinë”, u shpreh ai.

Ndër të tjera ai shtoi se kjo marrëdhënia e mirë me Serbinë  duhet të ndërtohen mbi parimin e fqinjësisë së mirë. (S.SH/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *