AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Veshjet më me stil të Kuvendit, cilat deputete spikatën (FOTOT)

Java e parë e Kuvendit risolli në sallë deputete me përvojë e nga ato që e kishin herën e parë që zgjidheshin.

E sigurisht duke qenë se jemi në fillim stine nuk mund të na kalonin pa vëmendje as veshjet që ato zgjodhën në këto ditë të para të katërvjeçarit të ri.

Dikush kishte ndërruar look e ndonjëra me stilin e saj mund të ndiqet dhe nga të tjera. Ne kemi veçuar disa prej tyre, që ndoshta për shkak të moshës apo edhe freskisë që paraqitën duhen duartrokitur.

Jorida Tabaku, është një nga deputetet padyshim veshur më bukur. Thjesht me një kombinim klas, po aq sa edhe të veçantë, ajo është paraqitur mjaft në formë.

Ku duhet marrë parasysh dhe fakti që vetëm pak muaj më parë është bërë nënë e dy vajzave. E megjithatë Jorida nuk ka munguar asnjë ditë të jetë aktive mbi situatat ekonomiko-sociale që ndodhin në vend. Fustan bardhezi dhe një zgjedhje e guximshme si çanta e kuqe. 

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së çdo ditë habit me format e saj dhe stilin e veshjeve. Sa zyrtare po aq edhe rinore, ngjyra dhe veshjet te ajo duhen komplimentuar padyshim. Njëherë zgjedh një kostum dhe një ditë tjetër me bluzë të zezë, jemi në dilemë se për cilën duhet të votojmë.

Ogerta Manastirlliu, ministrja e re e Shëndetësisë që për herë të parë do të ulet dhe si deputete në Kuvend, ka zgjedhur stilin njëngjyrësh. Një fustan gri që e tregon mjaft në formë dhe i qëndron mjaft bukur trupit të saj. 

Rudina Hajdari, deputetja e PD-së që ka një peshë mjaft të rëndë mbi supe, të ndjekë gjurmët e të atit në politikbërje.

E kthyer nga vitet e gjata të studimit jashtë vendit, Rudina në Kuvend na tregon një stil më seriozë se ai që paraqiti gjatë fushatës. Fustan me krah dhe poshtëgjurit, një veshje e tipike zyrtare për në sallën e Kuvendit.

Deputetja sjell një look të shkujdesur, jo si e sapodalë nga parukeria, përveç një detaji që ndoshta i ka shpëtuar, çantës. 

Floida Kërpaçi, deputetja e LSI-së që mbante deri dje postin e kreut të LRI-së nuk ka hequr dorë nga veshjet e saj rinore. Me pantallona, këmishë ajo është shfaqur mjaft komode në detyrën e saj të re.

Ndërsa nuk ka ndjekur rrymën e çantave me dy rripa, po një çantë të vogël me rripin e gjatë. 

Sigurisht që mund të veçohen dhe veshje të tjera po këto të pesta janë të veçanta në atë që sjellin. Shpresojmë të mos na ketë shpëtuar ndonjë deputete me stil orgjinal. 

(E.K/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *