AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe GjithaVeç e Shuplakës

Vëllai i kandidatit të PS-së Pjerin Ndreu kapet me shkelje, kërkohet largimi i menjëhershëm nga Kapiteneria i Paulin Ndreut (DOKUMENTI)

Kapiteni i Përgjithshëm i Porteve, Paulin Ndreu, vëllai i kandidatit socialist për deputet Pjerin Ndreut, kapet me shkelje nga KLSH-ja. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se Ndreu ka kryer shkelje pasi nuk ka ndjekur procedurën për marrjen e lejës për një mjet lundrues dhe për këtë kërkohet largimi i menjëhershëm i tij nga Shërbimi Civil.

Sipas dokumentit që dispononon ”Shuplaka” kërkohet ”largimi nga Shërbimi Civil i Paulin Ndreut dhe Tauland Allka për lejimin e mjetit ”Isola di Lussino” të futet dhe të kryejë punimet në kalatat 7 dhe 8 pa marrë lejet”, thuhet në dokument.

Dokumenti ku shpjegohet shkelja e gjetur dhe largimi nga Shërbimi Civil

Për këtë shkelje, sipas raportit duhet të mbajë përgjegjësi kapiteni i Portit të Durrësit Allka por edhe Kapiteni i Porteve Paulin Ndreu (i njohur dhe me emrin Pavlin, pas ndërrimit të tij) që ka qenë pjesë e komunikimeve zyrtare me drejtorin e projektit, të cilët kanë kërkuar regjistrimin e mjetit për kryerjen e procedurave.

Sipas auditit Ndreu dhe Allka nuk kanë njoftuar marrjen e lejës së nevojshme nga Ministri i Transporteve apo Këshilli i Ministrave.

Mjeti ka qenë me flamur italian, në pronësi apo i kontraktuar nga kompania ”Lucatelli S.R.L”, e cila punonte për realizimin e punimeve për projektin e rehabilitimit të kalatave.

Pjerin dhe Paulin Ndreu gjatë një momenti familjar

Paulin Ndreu prej kohësh mban postin e Kapitenit të Përgjithshëm të Porteve kurse Pjerin Ndreu është kandidati i Partisë Socialiste në Lezhë, renditur i dyti pas Lindita Nikollës. /SHUPLAKA

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *