AktualitetKulturëTe Gjitha

Vdekja e Ramiz Kelmendit, Flutura Açka: T’deshta fort! Një burr fin si ti…

Lajmi për vdekjen e shkrimtarit të njohur kosovar Ramiz Kelmendi mëngjesin e sotëm pikëlloi shumë nga ata që e njihnin personalisht apo ata që e njihnin përmes rreshtave. Flutura Açka ka qenë ndër të parat që ka reaguar pas këtij lajmi.

‘’T’deshta fort! Një burrë fin si ti ndër letrat shqiptare, zor e gjen… I paqes qofsh,Ramiz Kelmendi’’, shkruan shkrimtarja duke shprehur dhembjen mes rreshtave.

Shkrimtari i njohur kosovar Ramiz Kelmendi ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Lajmin për vdekjen e ka dhënë një i afërmi i tij, gazetari Adriatik Kelmendi.

“Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, të dashur familjarë, miq e dashamirë, ju njoftoj se sonte u nda nga jeta axha im, që e kisha shumë më shumë se axhë, Ramiz Kelmendi, në moshën 86-vjeçare”, ka shkruar gazetari.

Ramiz Kelmendi nuk njihej vetëm si shkrimtar, por edhe si publicist e gazetar. Në firmën e shkrimtarit, ai la pas romane, drama dhe tekste shkollore ndër të tjera. Ndër veprat e tij më të njohura janë: “Shtatë persona ndjekin autorin”, “Vija e vrragë” dhe “Abrakadabra”.

Pjesë e një brezi intelektualësh të kulturuar në ish-Jugosllavi, Ramiz Kelmendi renditet krahas atyre që mbrojtën identitetin shqiptar dhe ndryshuan imazhin për shqiptarët në sytë e kombeve dhe kulturave që formonin Federatën Jugosllave. (E.K/SHUPLAKA)

flutura-acka

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *