FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Vasili thumbon Ramën me vargjet e Agollit: Ky vend me duket do helmohet krejt

Kreu i Grupit Parlementar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar ndaj Edi Ramës duke i theksuar se “qeveria është e shurdhër dhe nuk i dhemb aspak ky vend”.

Pak minuta më parë Vasili ka publikuar disa vargje të Dritëro Agollit, duke shprehur në këtë mënyrë dhe ndjesitë e tij për vendin ku jetojmë dhe për qeverinë.

“Dritëroi shkruante këto vargje të rralla të një filozofie politike. Çdo ditë provojmë këtë dëshpërim agollian për shkak të qeverisjes së shurdhër, të tharë nga çdo ndjenjë, përbuzëse dhe që nuk i dhemb aspak ky vend, ndërsa Dritëroit kjo dhimbje për Shqipërinë nuk ju shërua.”, shkruan Vasili. (J.V/Shuplaka)

 

 

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *