BotaFlashTe FunditTe Gjitha

Ushtria turke fut 30 tanke në Siri, ç`po ndodh

Trupat turke hyjnë me tanqe në Sirinë veriperëndimore, në zonën “de-escalation”, në një krahinë të dominuar nga militantët e lidhur me Al-Kaedën.

Ushtria turke tha se nga dita e enjte, në Siri,  është ngritur “një pikë vëzhgimi “ por nuk dhanë detaje se pse u ndërrmor ky veprim.

Gazeta e Hurriyet e Turqisë tha se rreth 30 automjete të blinduara dhe më shumë se 100 komando dhe forcat speciale po marrin pjesë në operacion, me më shumë lëvizje trupash që priten në ditët në vijim.

Turqia dërgoi forcat në Sirin veriore vitin e kaluar për të luftuar grupin e Shtetit Islamik dhe për të penguar avancimin e Forcave Demokratike Siriane të mbështetura nga SHBA dhe të udhëhequr nga kurdët, të cilët po luftojnë gjithashtu me ekstremistët.

Ndërsa këtë vit, sipas Mustafa Sejari, një zëdhënës i Brigadave Almutassim, tha se  prania e ushtarëve turq në terren i jep zonës një imunitet dhe ndalon bombardimet.

Ai identifikoi tre kërcënime të mëdha në këtë zonë: separatistët kurdë, fushatën ajrore siriane dhe ruse kundër rebelëve dhe dominimin e vazhdueshëm të krahinës nga militantët e lidhur me Al-Kaedën, raporton “Daily Mail”.

(B.N/Shuplaka) 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *