BotaFlashTe FunditTe Gjitha

Ura të shembura, rrugë të zhytura nga rrëshqitjet e dheut dhe e të paktën 49 të vdekur, shirat e rrëmbyeshëm bëjnë kërdinë në Nepal (FOTOT)

Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar një situatë mjaft të rëndë në Nepal, të paktën 49 persona kanë humbur jetën, ndërkohë që urat janë shembur dhe rrugët i ka mbuluar uji dhe dherat që kanë rrëshqitur.

Sipas Kryqit të Kuq rreth 100 mijë persona janë prekur nga përmbytjet, ndërkohë që ka patur ndërprerje të energjisë elektrike. 17 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Në parkun kombëtar në Chitëan, mjaft i frekuentuar nga turistët në Nepal, disa hoteleve i është dashur të evakuojnë klientët e tyre drejt dhomave të kateve të sipërme, për shkak të përmbytjeve. Për evakuim janë përdorur edhe elefantët. (B.H/Shuplaka)

 

 

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *