AktualitetTe Gjitha

U kapën 1.9 ton drogë, italiani emër i njohur për policinë, edhe më parë trafik droge me shqiptarë

Mesnatën e 10 janarit një sasi prej 1.9 ton drogë u kap në bregdetin e Adriatikut. E më konkretisht në rajonin e Pulias në Itali. Në prangat e policisë ranë dy persona një shqiptar dhe një tjetër Italian.

Personi Italian që ishte edhe skafisti nuk ishte emër i panjohur për autoritetet policore italiane, pasi edhe më parë ai kishte qënë i dënuar në shtetin fqinj.

Edhe herën e kaluar sërisht për trafik droge dhe sërisht në bashkëpunim me një shqiptar. Identiteti i tij është Domenico Pascariello 47 vjeç. Mesa duket ky lloj bashkëpunimi është i përshtatshëm pasi njëri njeh ‘’terrenin’’ shqiptar dhe tjetri atë Italian.

Detajet e operacionit të djeshëm:

Finalizohet një tjetër operacion i përbashkët kundër narkotikëve mes Policisë së Shtetit dhe asaj Italiane, Guardia di Finanza (GdF) e Pulias. Goditet tentativa për trafik ndërkombëtar të narkotikëve.

Në orët e para të mëngjesit të datës 10 Janar, rreth 7 milje (11 km) në afërsi të Brindisit pas shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shtetit, GdF në Pulia ka ndaluar një skaf me 2 motorë të fuqishëm, me ngarkesë prej rreth 1.9 ton Cannabis Sattiva.

Autoritetet italiane arrestuan dy personat në bord, një shtetas italian dhe një shqiptar, konkretisht shtetasit: D.P, 47 vjeç, Brindizi, Itali, B.H, 25 vjeç, banues në Vlorë. Ky opracion është pjesë e hetimeve të përbashkëta me policinë italiane Interforze dhe në veçanti me Guardia di Finanza në Durrës, Vlorë dhe ROAN GdF Bari, Pulia. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.(E.K/SHUPLAKA)

marjuana

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *