AktualitetPolitikëTe FunditTe Gjitha

“U bëra si Romeo të takoj Lulin”, ish-deputeti i PS-së i kujton Ramës fundin e kryeveprës së Shekspirit

Ish deputeti i Partisë Socialiste Andis Harasani, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama pas arritjes së marrëveshjes me kreun e opozitës Lulzim Basha.

“Rama: U bera si Romeo te takoj Lulin!
Ky eshte lajm i gezuar per te gjithe ata qe e mbajne mend si mbaron Romeo & Julietta!”, ironizon Harasani.

Kryeministri Rama pak ditë më parë, përpara arritjes së marrëveshjes ka deklaruar: “Nuk kemi parë ndonjëherë ndonjë qeveri që ti thonë opozitës që shkruani ca të doni dhe t’i lutesh kryetarit të opozitës, ‘hajt takohemi, hajt takohemi’, aq sa dhe Romeo si lutej Zhulietës.”

Të njëjtën deklaratë ai e ka përsëritur edhe një ditë më parë, pas finalizimit të marrëveshjes.

“Kështu që me falenderimin më të madh për mbështetjen, për durimin heroik, se e thashë edhe dje, atë të Romeos me Zhuljetën, shumë faleminderit dhe jam shumë i kënaqur sot.”, u shpreh ai në mitingun pranë Piramidës.

Kështu Harasani me të drejtë kujton se historia e Romeos dhe Zhuljetës është një tragjedi, ndryshe nga sa e ka përcjellë kryeministri Rama. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *