FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

TVSH-ja për biznesin e vogël, Vasili i kujton Ramës se çfarë thoshte 2 vite më parë

Petrit Vasili i ka rikujtuar Ramës se çfarë thoshte kryeministri në vitin 2015 kur i hiqte detyrimet biznesit të vogël dhe e konsideronte aleat.

Vasili shkruan se po ky kryeministër qesharak në 2017 ja vë taksat biznesit dhe e shndërron në armik publik.

POSTIMI:

 Kryeministri mik i oligarkëve dhe armik i bizneseve të mbijetesës.

Kryeministri në nëntor të vitit 2015, kur ja hiqte të gjitha detyrimet biznesit të vogël dhe e konsideronte ALEAT NË LUFTEN KUNDËR INFORMALITETIT, ja ç’thoshte:

“Rezultatin e parë të këtij operacioni jua dedikojmë juve. Nuk është se e kemi mirë arkën e shtetit, për të pasur mundësira të mëdha, por besoj se këto para duhet të shkojnë tek ju, tek të gjithë ata që vetëpunësohen. Me hyrjen në fuqi javët e ardhshme të këtij plani, ne i konsiderojmë bizneset e vogla aleatë në betejën kundër informalitetit për të bllokuar shkarkimin e paligjshëm të TVSH-së nga të mëdhenjtë”

Po ky kryeministër qesharak në tetor 2017 ja vë taksat biznesit e shndërron në ARMIK PUBLIK dhe ja ç’thotë:

“Ne duam që TVSH të mos përfundojë në xhepat e një grushti të pasurish. Mosdhënia dhe mosmarrja e faturës së TVSH-së është arsyeja pse i bëmë pjesë të skemës. Rezulton se ka disa biznese që deklarohen si të vegjël e qahen si të vegjël, por që nuk janë të tillë”.
Oligarkët me shume sinqeritet u deklaruan të kënaqur me të dytën se telekomandën e kryeministrit e kanë ata.
Pavarësisht se gjithë europa ka fasha përjashtuese për TVSH-në për biznese të vogla, shkollëpaku në emër të oligarkisë e bëri sërish Shqipërinë fanar ndriçues në Europë për diskriminimin e biznesit të vogël. (B.H/Shuplaka)

 

 

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *