BotaTe FunditTe Gjitha

Trump takim me homologun ukrainas përpara Putinit, ç’pritet të ndodhë

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, do të vizitojë së afërmi Shtëpinë e Bardhë ku do të pritet nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Ky takim zhvillohet përpara takimit Trump-Putin.

Ende nuk ka një datë të saktë për zhvillimin e kësaj vizite, ndërkohë që mediat në Ukrainë kanë konfirmuar se vizitën e Poroshenkos në Ëashington.

Pas fitores së Trump në zgjedhjet presidenciale të Nëntorit 2016, është folur shpeshherë mbi marrëdhënien mes dy vendeve, Ukrainë dhe SHBA, si dhe është diskutuar për zhvillimin e një takimi të nivelit të lartë.

Takimi me Trump përpara se ky i fundit të takohet me Putin, do i japë mundësinë Poroshenkos të shpjegojë këndvështrimin e tij mbi përplasjet Ukrainë-Rusi dhe luftën mes ukrainasve dhe separatistëve rusë.

Ndërkaq, që pas zbulimit të kontakteve mes SHBA-ve dhe Rusisë, në Moskë dëgjohen shumë rrallë fjalë të mira për presidentin amerikan.

(XH.A/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!