AktualitetBotaTe FunditTe Gjitha

“Trump më kërcënoi disa herë me jetë, shefi i televizonit më kërkoi seks”, rrëfehet gazetarja e famshme amerikane (VIDEO)

“Nëse doni të më njihni se kush jam, duhet ta dini nga vij”.” Çfarë është e thënë për t’u bërë, do të bëhet”. Këto dhe shumë të tjera shprehje ka përdorur e famshmja Megyn Kelly në librin e saj “Syno për më shumë” ku ka treguar shumë nga jeta e saj. 

Ajo është një nga gazetaret më të dashura në SHBA dhe imazhi kryesor një prej televizoneve më të ndjekura atje.  Njihet për paanshmëri në punë dhe pyetje që vënë me shpatulla pas murit jo vetëm emra të mëdhenj e politikanë të njohur amerikanë. 

“Jeta më ka përballuar me sfida, padrejtësi, dështime dhe vështirësi, por qëllimin e jetës e kam të përmbushur qoftë nga jeta personale, por edhe asaj profesionale.  Nuk e kam pasur kaq të lehtë rrugëtimin tim deri këtu ku jam sot, por prindërit më kanë kërkuar që të jem dikush në jetë.”

“Be whoever you are”, ji ajo që je, më thanë dhe besoj absolutisht që kanë pasur të drejtë sepse ky tipar, të jem vetvetja, më ka bërë më konfidente në gjërat që kam arritur” është shprehur Kelly në këtë libër autobiografik.

 Më tej ajo ka treguar se is është rritur dhe sa ka sakrifikuar për të qenë kjo që është sot. 

“Jam rritur krejtësisht ndryshe nga fëmijët e llastuar, nuk më kanë plotësuar çdo tekë, përkundrazi. Kam qenë fëmijë i qetë dhe jam mjaftuar me aq sa kisha. Shkolla ishte primare për mua, motrën, e vëllanë. Unë doja patjetër të studioja për drejtësi, e kisha të qartë në mendjen time dhe asgjë s’do ma ndryshonte këtë fakt dhe fitova me pikët maksimale testin për t’u pranuar në Universitetin e Drejtësisë së Albany.

Pas studimeve të larta nisa punë në një firmë ligjore, isha shumë e përkushtuar dhe punoja tetëmbëdhjetë orë në ditë, kisha nevojë të bëja ca lekë sepse objektivat i kisha të qarta dhe doja të hapja diçka timen, por më parë më duheshin ca para.

Ky ishte pasioni im i madh, të isha avokate. Kjo vazhdoi deri në vitin 2004. Jo vetëm që bëra shumë lekë nga ky profesion, por arrita të konsolidoja veten si një grua që punën e saj e kryente me sukses e sigurisht që ndjehesha krenare.

Por, kishte diçka sepse unë punova një dekadë në këtë profesion, në 10 vite karrierë shihja vetëm katër muret e zyrës. Një ditë pyes vetën, ‘e pse mos të jem gazetare’, përderisa unë kisha bërë shkrime më parë, e doja botën e medias, gazetarinë në tërësi, investigimin në thellësi sepse profili im ka qenë i tillë dhe do i ndërthurja bukur drejtësinë me investigimin. Mendime të këtilla më morën mendjen për disa ditë ku vërtetë po e besoja që do mundja sepse eksperiencë kisha, me njerëz influentë dhe të mëdhenj kisha punuar, çështje nga më të vështirat i kisha zgjidhur, e çfarë mund të më pengonte të mos bëja televizion, çfarë?!!”, tregon ajo.

 Si nisi karrierën në gazetari?

Pas shumë përpjekjesh e kontaktesh, më kujtohet mirë intervista që pata me z. Roger Ailes, themeluesin dhe drejtuesin e Fox News. Më priti shumë mirë, po më prezantonte me studiot e më pas u ulëm për të folur kur më pyeti nëse vajza e një profesori dhe një infermiereje merrte vesh ndopak nga ky lloj biznesi dhe se cilat ishin pikëpamjet e mia politike. “Z. Ailes, unë kam lindur në një familje ku kanë besuar në idealin e demokracisë, por në të vërtetë unë jam apolitike”,  i thashë, duke i kujtuar dhe shkrimin tim të parë në vitin 1998 “Am l a Republican or a Democrat?!”, “A jam një republikane apo demokrate” sepse vërtetë nuk e dija.

Kisha dëgjuar aq shumë për Roger Ailes, opinione nga më të ndryshmet, sidomos për aferat e tij seksuale me femrat, madje njerëzit e njihnin si një harbut, por ç’punë kisha unë me këtë, unë do shihja punën time. Dhe kështu nisi ky rrugëtim, ku fillova në redaksi si gazetare, pastaj nisa të dal nga pak në ekran në një hapësirë mëngjesi, shikuesit e donin figurën time dhe shumë kolegë të tjerë nisën të besonin tek unë për të vazhduar më tej me “Kelly File”, që fitoi zemrën dhe vëmendjen e miliona amerikanëve.”, tregon gazetarja.

NGACMIMI I NGA SHEFI I TELEVIZONIT

Gazetarja tregon edhe vështirësitë dhe periudhën kur është ngacmuar nga shefi i saj.  Ajo shprehet se Roger Ailes, i kishte rënë keq në kokë për të dhe e  thërriste shpesh në zyrën e tij e i thoshte sa seksi dukej në transmetim.

“Një ditë sapo kisha dalë nga emisioni kur më thërret në zyrën e tij e më thotë: – “Ti më ndjell shumë pasion Megyn, je kaq seksi me këtë bluzën veshur, por të lutem më lejo të të sugjeroj ngjyrën e të brendshmeve sepse kam një ide se çfarë të shkojnë dhe do dëshiroja t’i vishje vetëm për mua”.

Nuk po kuptoja nëse ishte i pirë apo esëll sepse qe e sikletshme, por dola nga zyra e nevrikosur me idenë që do e kuptonte që qëllimi i tij nuk kishte vend tek unë.

Mendova se s’do e përsëriste më, por ai ishte shoku i Trump-it dhe nuk ishte çudi që shumë gjëra i kishin të përbashkëta. Një ditë tjetër më thotë se duhet të diskutonim bashkë dhe sigurisht që puna më lidhte me të, ishte e pashmangshme takimi i punës.

Shkova në zyrë, atje ku çdo njeri profesionist i bën takimet e punës, dhe papritmas e shoh t’më afrohet dhe tenton t’më puthë në buzë me zor, më kap nga krahu dhe dorën tek beli, “Të dëshiroj prej shumë kohësh” më tha, por në atë moment ia hoqa duart dhe e shtyva. Ai më pyet, me pafytyrësinë më të madhe se kur ishte koha për ta rinovuar kontratën, por i them që kontratën ta gëzojë sepse asnjë kontratë nuk më bën kjo që jam sot, e sa të jem e fortë do ia dal me dinjitetin dhe forcën time.

Dhe në fakt, në janar të 2017-ës, dhashë dorëheqjen, ku ndër të tjera mu kërkua të mbështes qëndrimet e qeverisë aktuale, por kjo nuk kishte për të ndodhur kurrë sepse Trump ishte ai që më kërcënoi disa herë me jetë, vetëm pse kisha shkruar një artikull për divorcin e tij me Ivanën, ish gruan e tij të parë, ku kisha nxjerr në pah disa të vërteta dhe më kërkonte t’ia hiqte, por nuk ndodhi. Ishte po ai Trump që donte t’më joshte me dhurata dhe t’më paguante pushimet në resortet e tij mbretërore, por as kjo nuk ndodhi kurrë, edhe pse në fakt Trump njihet për natyrën e tij “bujare” me gazetarët, me ata kolegë që kanë pranuar të shiten. Madje, një herë kam qenë me bashkëshortin tim në një ndër hotelet e tij të njohura ‘Mar Lago’ në Florida. Sigurisht që e kishte marrë vesh që ndodhesha atje dhe me hir e pahir donte t’i paguante ato ditë e netë qëndrimi, por nuk pranova dhe kur u largova nga hoteli, ruajta të gjitha faturat që ishin paguar nga unë, se nga ai çfarë nuk pritej”, shprehet ajo. GAZETA DITA

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *