FlashSportTe FunditTe Gjitha

Trajneri i Dinamo Kiev: Skënderbeun e kemi parë në Shqipëri, u ngjan skuadrave në Ukrainë

Aljaksandër Khaskeviç, trajneri i Dinamos së Kievit, edhe pse ekipi i tij, Dinamo e Zagrebit ka më shumë kualitete, thotë se e ka studiuar Skënderbeun jo vetëm në ndeshjet në Europë, por edhe në kampionatin shqiptar.

“Ky është një turne krejtësisht ndryshe dhe nuk është e nevojshëm të motivosh djemtë në mënyrë të veçantë. Të gjithë e kuptojnë se ne duhet, si të fitojmë këtë ndeshje në veçanti, ashtu edhe të kalojmë grupin. Do të përgatitemi për këtë ndeshje ashtu si për ndeshjet e tjera.

Kemi analizuar kundërshtarin, duke u përqendruar te ndeshjet kundër Dinamos së Zagrebit në play-off dhe gjithashtu duke parë ndeshjet në kampionatin shqiptar. Sa i përket faktit që kjo është ndeshja ime e parë si trajner në një fazë grupesh në Kupat e Europës, nuk ka asnjë rëndësi, më e rëndësishme është që rezultati të jetë në favorin tone.

Duhet të respektosh çdo kundërshtar. Në fushën e lojës, çdo lojtar është i barabartë. Cilësitë individuale të lojtarëve tanë padyshim janë më të forta, por duhet që t’i tregojnë në fushë, ata janë përgjegjësit për lojën dhe për të përmbushur kërkesat që do t’i vendosin para stafi teknik. Unë do ët jem përgjegjës vetëm për motivimin me të cilin do të hyjnë në fushë”, vijoi trajneri që u bëri thirrje tifozëve që të vinin në stadium duke u premtuar futboll ofensiv përballë Skënderbeut”, tha ai. (B.H/Shuplaka)

 

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *