AktualitetPolitikëTe FunditTe Gjitha

Topalli kujton prindërit e bashkëshortit: Vjehrra më thoshte fëmijët t’i mbaj unë më mirë se ty, ec ti përpara

Deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli, vjen me një rrëfim ndryshe. Në një intervistë për IN TV, ka rrëfyer jetën e saj larg politikës, marrëdhënien e saj me bashkëshortin por edhe me prindërit e tij.

“Prindërit e tij kanë qenë njerëz shumë të rrallë, i ati i bashkëshortit tim ka qenë erudit, shumë i lexuar e i kulturuar, shumë njerëzor.  I vetmi njeri që nuk e kam dëgjuar kurrë të thotë një fjalë të rëndë për dikë. Kurrë!

Ndërsa mamaja e bashkëshortit ka qenë një grua zemërgjerë, ajo më thonte fëmijët t’i mbaj unë, ec ti përpara. Fëmijët t’i mbaj unë më mirë se ty,ti vazhdo punët e tua. Simpatike, zemërgjerë e sakrificës, shumë e veçantë.

Pa ndihmën e tyre as nuk do e kisha mbaruar kurrë shkollë, as nuk do isha marrë me politikë, apo do kisha bërë gjithë këto vite përkushtimi në këtë fushë.

Kështu që u jam shumë mirënjohëse por patjetër edhe të bashkëshortit, çdo gjë do ishte e kotë. Ai kurrë nuk ma ka prish, kurrë nuk më ka treguar një shenjë bezdie që unë kam munguar në shtëpi, sepse unë kam munguar për një kohë të gjatë në shtëpi, nuk kam qenë si nënat e tjera.”, tregon Topalli. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *