KosovaTe FunditTe Gjitha

Thaçi takon Biden: Përkushtimi amerikan në Kosovë nuk ndryshon me administratën e re

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me zëvendëspresidentin amerikan në largim,  Joe Biden.  Sipas një njoftimi në profilin e tij në facebook, Presidenti Thaçi shkruan se :

“Përkushtimi personal i zëvendëspresidentit (amerikan) Biden për paqen në Kosovë, në rajon dhe më gjerë mbetet i përhershëm, sepse është interes strategjik i SHBA-së”, cilëson ndër të tjera Thaçi.

Presidenti i Kosovës thekson se, “ky përkushtim do të vazhdojë edhe gjatë administratës së re. Ndërsa, zëvendëspresidenti Biden dhe gjithë familja e tij, tani dhe përgjithmonë, Kosovën duhet ta konsiderojnë si shtëpinë e tyre.”. (SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *