FlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Thaçi: Demarkacioni me Malin e Zi tashmë është çështje vetëm e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron për vizitë në Uashington, ka folur për çështjen e demarkimit të kufirit me Malin e Zi, të cilin ai e ka nënshkruar në vitin 2015.  Në një intervistë për Zërin e Amerikës Thaçi ka thënë se demarkacioni tani është vetëm cështje e Kosovës.

“Çështja e Demarkacionit nuk është më çështje ndërshtetërorë Kosovë – Mali i Zi, më tepër është çështje e vetë kosovarëve, që duhet të marrin vendimin e tyre në parlament”, është shprehur Thaçi.

Më tej ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë, duke thënë nuk ka alternativë tjetër pos bisedimeve mes shteteve. “Fqinjësia e mirë gjithashtu duhet të ngadhënjejë. Është në interesin e të dy shteteve, të rajonit, por edhe edhe te vetë investimet e Bashkimit Evropian që të ketë paqe mes Kosovës dhe Serbisë. Paqja mes Kosovës e Serbisë do të thotë stabilitet në rajon”, tha Thaçi. (J.V/Shuplaka)

 

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *