BotaFlashTe FunditTe Gjitha

Tërmeti godet Italinë, epiqendra shumë pranë një vullkani nënujor

Një tërmet ka tronditur mëngjesin e sotëm brigjet e Kalabrisë në Italinë fqinje.

Sipas Institutit Sizmiologjik italian, tërmeti ishte me magnitudë 4.3 në një thellësi 227 kilometra dhe ra rreth orës 04:38.

Lëkundjet sizmike u ndjenë vetëm në qytetet më të afërta për shkak të thellësisë së madhe në të cilën kishte rënë tërmeti.

Por, sizmiologët thonë se janë duke monitoruar me kujdes këtë situatë për shkak të zonës ku pati lëkundje sizmike.  Ata thonë se tërmeti ra shumë afër zonës së quajtur Marsili, ku ndodhet një vullkan nënujor.

Frika nga tërmetet është rritur ndjeshëm ditët e fundit dhe në vendin tonë, ku gjatë ditës së djeshme kreu i emergjencave civile paralajmëroi se Shqipëria mund të goditet nga lëkundje të fuqishme në ditët në vijim.

(E.K/SHUPLAKA)

 

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *