BotaTe FunditTe Gjitha

Tensione në Ballkan, Mogherini fton në takim gjashtë liderët e rajonit

Diplomatët më të lartë të BE-së do të mbledhin gjashtë lindert e vendeve Ballkanike më 24 maj, në Bruksel . Ku qëllimi i takimit, siç  kumtohet dhe nga kabineti i Federica Mogherinit, është që të bisedohet për mënyrën e tejkalimit të tensioneve në rritje në disa vende të Ballkanit Perëndimor si dhe përparimi i bashkëpunimit rajonal dhe afrimi me Bashkimin Evropian. Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Maja Kocijançiç ka bërë me dije se “janë ftuar kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët do të bisedojnë së bashku në një darkë joformale për zhvillimet në rajon dhe hapat që duhen ndërmarrë për përmirësimin e gjendjes”.

Në këtë takim janë ftuar liderët e Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Zyrtarisht është thënë se do të “diskutohet situata në rajon”, por burime diplomatike thonë se më së shumti do të bisedohet për tensionet e fundit në Maqedoni, e cila ende nuk ka krijuar qeverinë e re, si dhe në Kosovë, ku më 11 qershor do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kocijançiç thotë se takimi do të jetë një shans i mirë që Federica Mogherini të informohet nga dora e parë për përparimet që janë bërë në rajon pas vizitës së saj në mars të këtij viti.

 

Deri tani nuk është konfirmuar nëse Maqedoninë do ta përfaqësojë Nikola Gruevski apo i mandatuari i qeverisë së re maqedonase Zoran Zaev si dhe kryeministri i Kosovës në largim Isa Mustafa, apo do të vijnë politikanë të tjerë.

(S.SH/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *