FlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Tenderi prej 72 millionë lekësh, reagon ministrja Kërtusha: Si qëndron e vërteta

Pas lajmit për tenderin prej 72 milion lekësh të firmosur nga ministrja teknike Xhuljeta Kërtushaj, ministria e Mirëqenies Sociale sqaron përmes një njoftimi për shtyp se procedura tenderuese është nisur nga ish-ministri Klosi, është vazhduar nga Olta Xhaçka dhe ministrja Kërtusha është detyruar ta përmbyllte firmosjen e kontratës, pasi ishte një detyrim ligjor për të.

SQARIMI I MINISTRISË:

Sqarim në lidhje me procedure tenderuese për fazën e dytë të Rikonstruksionit “Shtëpia e të Moshuarve”, Shkodër.

Pas publikimit në disa media të ndryshme të disa lajmeve të pavërteta, sqarojmë opinionin publik si më poshtë;

Procedura e tenderimit për fazën e dytë të Rikonstruksionit “Shtëpia e tëMoshuarve”, Shkodër, ka nisur  me ngritjen e Njësisë së prokurimit me vendime datë 10.03.2017 të firmosur nga ish ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë z. Blendi Klosi si Titullari Autoritet Kontraktor. Në po këtë datë janë miratuar dhe kriteret për kualifikimin e ofertuesit,  përbërja e Njësisë së Prokurimit dhe përbërja e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. (KVO)

Më datë 04.05.2017 kur MMSR drejtohej nga Ministrja znj.Olta Xhaçka është bërë hapja e ofertave në sistetmin  elektronik të APP-së.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) nëbazë ligjit të prokurimit publik KVO ka si afat ligjor 20 ditëkalendarike për të kryer vlerësimin e ofertave.

KVO e ngirtur murdhër nga ish-Ministri z.Klosi sipas afateve ligjore ka kryer vlerësimin në sistemin elektronik te APP-së.

Më datë 09.06.2017, pasi janë ezauruar të gjitha afatet ligjore të ankimimit, Titullari I Autoritetit Kontraktor, në këtë rast e Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ka firmosur kontratën me subjektin fitues sipas vlerësimit të komisionit, përbërja e tëcilit ishte bërë që nëdatën 10.03.2017 dhe urdher nga ish-Ministri Klosi.

Ministrja e Mirqënies Sociale dhe Rinisë në përputhje të plotë me Vendimin e Këshillit të Ministrave,  nr.473, datë 01.06.2017, pika.19, nuk ka iniciuar asnjë procedure të re prokurimi publik.  Kontrata në fjalë ishte një procedurë e nisur përpara se Ministrja Kërtusha të vinte në detyrë.

Kujtojmë se nënshkrimi i konratës është detyrim ligjor, ndërkohë që mosfirmosja në kohë mund të sillte penalitete për Autoritetin Kontraktues. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!