FlashShëndetiTe FunditTe Gjitha

Temperaturat e larta shkak për fluksin e vizitave në Spitalin e Beratit

Pothuajse 50 fëmijë dhe 43 të moshuar kaë kërkuar ndihmë shëndestësore gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Beratit.

Sipas mjekëve kjo vjen si pasojë e temperaturave të larta, dhe ata shtojnë se këto viroza të stinës po trajtohen me medikamente dhe serume.

Fluksi i vizitave ka ardhur në rritje në Spitalin Rajonal të Beratit, ku numri  arrinë në 50 në ditë. Ndërkohë Shefi i Repartit të Pediatrisë në Sptalin Rajonal Berat, Vladimir Kumaraku  shprehet se virozat kërkojnë trajtimi të menjëhershëm, ndërsa parashtron rrezikun e goditjes nga dielli.

Sipas “Ora News”, Mjeku kardiolog,doktor- Juljan Ranxha shprehet se fluksi është i paparballueshmë për faktin se në spital ai është i vetëm mjek kardiolog dhe se pacientëve u duhet të presin në rradhë me orë të gjata për të marr shërbimin.

Gjithashtu mjekët apelojnë që në këto ditë të nxehta të evitohen daljen në orët e pikut si dhe të konsumohen sa më shumë lëngje dhe supra.

(S.SH/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *