FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Takimi i Bashës me aleatët, Ndoka zbulon platformën e opozitës për zgjedhjet e qershorit

Kryedemokristiani Nard Ndoka zbulon detaje nga takimi i kreut të PD-së Lulzim Basha me aletatët.

Me anë të një postimi në Facebook, Ndoka thekson se kreu i qeverisë njëherësh dhe i mazhorancës, Edi Rama, duhet ti japë fund politikës së tij, duke ju lënë zgjedhjet në dorë kriminelëve. Sipas tij vota është e drejtë e shqiptarëve dhe janë qytetarët ata që duhet të vendosin.

Ndërkohë që ai ka postuar dhe platformën që propozoi sot opozita për mbarëvajtjen nnormale të zgjedhjeve të 18 qershorit.

Postimi i plotë i Nard Ndokës:

“Takimi i kryetarve të partive parlamentare të opozitës sot, një fillim per garancitë per zgjedhjet parlamentare. Qëndrimi i unifikuar i opozitës parlamentare është, se në këto zgjedhje nuk mund të vendosin kriminelët, por do të vendosin qytetarët.

Në këto zgjedhje nuk mund të vendosë varfëria dhe korrupsioni qeveritar përmes shitblerjes së votës, por do të vendosë vullneti i qytetarëve.

Opozita ka paraqitur një platformë prej 17 majit dhe prej atëhere deri më sot, Edi Rama ka sabotuar çdo përpjekje për të adresuar këto probleme të qytetarëve.

Për këtë platform është rënë dakord sot, se ajo është kusht i patejkalueshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Platforma përfshin: 

 – votimin elektronik dhe numërimin elektronik,  – reformën e financimit të partive,  – kufizimin e shpenzimeve në fushatë,  – barazinë në aksesin mediatik,  – mospërdorimin e burimeve të shtetit në kundërshtim me ligjin, – dhe një sërë aspektesh të tjera.

Opozita sot, unifikoi qendrimet per axhenden parlamentare, per aksionin politik, per veprimet ekstra parlamentare, nese maxhoranca injoron propozimet dhe standardet e kerkuara”. (A.R/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *