AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Tahiri u kap me të, kundërpërgjigjet Tushaj: Zakoni i malsorit, zadrimorit, mirditorit dhe i gjithë shqiptarëve është që në raste të tilla filxhani i kafes nderohet

Tahiri u kap me të, kundërpërgjigjet Tushaj: ”Zakoni i malsorit, zadrimorit, mirditorit dhe i gjithë shqiptarëve është që në raste tilla filxhani i kafes nderohet”.

”Zakoni i malsorit, zadrimorit, mirditorit dhe i gjithë shqiptarëve është që në raste tilla filxhani i kafes nderohet. Unë së bashku me miqte e Gjovalinit tërë jetën tone e kemi respektuar dhe do ta respektojme këtë traditë të bukur. Nëse dikush i ka harruar këto vlera është turpi i tyre. Respekte për këtë familje të nderuar dhe për të gjithë ata që i nderojnë këto vlera!”, kundërpërgjigjet Tushaj.

Një video ku shihet Viktor Tushaj duke futur një zarf në xhepin e Gjovalin Gjini, kryeplakut të dhunuar në Lezhë është shpërndarë nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

“Shih e shkruaj thotë populli, se sado të shkruash kur sheh kështu skenash, çdo fjalë është e tepërt…’’, shkruan Tahiri.

E gjitha kjo ka ndodhur gjatë vizitës së ish-kreut të LSI-së Meta në familjen e kryeplakut të dhunuar.

Gjovalin Gjinit u rrah barbarisht nga persona të paidentifikuar në Lezhë, ndërsa kandidati i LSI-së Viktor Tushaj e ka vizituar me Ilir Metën në shtëpi. Sipas traditës, shqiptarët në rast sëmundjesh apo gëzimesh i lënë mikut që vizitojnë para ose dhurata. (V.G/SHUPLAKA)

 

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!