FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Tabaku-Majkos: Ekzistojnë një kategori politikanësh që shkojnë dhe kërkojnë të blejnë votën

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka  reaguar ndaj Pandeli Pajkos ku i ka theksuar se nuk ekzistojnë një kategori njerezish që shesin voten, por një kategori politikanësh që shkojnë dhe kërkojnë të blejnë votën.

“Degjova reagimin e Majko qe ekzistojne nje kategori njerezish qe shesin voten. Jo Majko nuk ekzistojne nje kategori njerezish qe shesin voten, por nje kategori politikanesh qe shkojne dhe kerkojne te blejne voten. Ekziston nje kategori politikanesh qe shkon dhe sistematikish thote voten ose dritat, voten ose legalizimin, voten ose leket! E kjo eshte nje fatkeqesi ne Shqiperine e 2017! Nuk na zgjedh ne krimi, por zgjedhim ne krimin aty ku nuk mund te fitojme e ky eshte turpi i ketij parlamenti, turpi i politikes sot! Është mëse e vërtetë që zgjedhjet dhe krimi nuk kanë qenë fort të distancuara edhe më parë, ka pasur forca politike që kanë përdorur krimin për të marrë pushtetin. Ka pasur edhe forca politike që kanë futur pas hekurave të burgut grupet kriminale që bënin ligjin në Shqipëri. Por, në dijen time politike kurrë zgjedhjet nuk janë rrezikuar kaq haptazi nga krimi i organizuar.”, shphet Tabaku.

FJALA E PLOTË:

Degjova reagimin e Majko qe ekzistojne nje kategori njerezish qe shesin voten. Jo Majko nuk ekzistojne nje kategori njerezish qe shesin voten, por nje kategori politikanesh qe shkojne dhe kerkojne te blejne voten. Ekziston nje kategori politikanesh qe shkon dhe sistematikish thote voten ose dritat, voten ose legalizimin, voten ose leket! E kjo eshte nje fatkeqesi ne Shqiperine e 2017! Nuk na zgjedh ne krimi, por zgjedhim ne krimin aty ku nuk mund te fitojme e ky eshte turpi i ketij parlamenti, turpi i politikes sot! Është mëse e vërtetë që zgjedhjet dhe krimi nuk kanë qenë fort të distancuara edhe më parë, ka pasur forca politike që kanë përdorur krimin për të marrë pushtetin. Ka pasur edhe forca politike që kanë futur pas hekurave të burgut grupet kriminale që bënin ligjin në Shqipëri. Por, në dijen time politike kurrë zgjedhjet nuk janë rrezikuar kaq haptazi nga krimi i organizuar

Në vitin 2015, unë me shumë gjasa me naivitet mendova që raporti i OSBE nuk mund të ishte më i keq se aq. Qartësisht ai raport zgjedhor akuzoi qeverinë për gjithë skemën e manipulimit të ushtruar në rang kombëtar, Korça 2013 kishte evoluar në Shqipëria 2015. Mirëpo qeveria e mori me lehtësi raportin dhe vazhdoi të këmbëngulte në sjelljen e saj! E Dibra 2016, evoluoi në Shqipëria 2017! Por raporti i këtij viti i OSBE ODHIR ishte një procesverbal i plotë i gjithë abuzimeve nga fondet publike, shtrëngimin e administratës civile e deri tek kriminelët në kuvend dhe fushatën elektorale. Lexoni raportin e Këshillit të Europës se çfarë thotë për zgjedhjet në vendin tonë. Shumë prej vetë interlokutorëve të vëzhguesve i kanë transmetuar atyre se presioni nga ana e qeverisë ka qenë jo vetëm ndaj nëpunësve civilë por edhe ndaj të punësuarve në sektorin privat.

Raporti i Këshillit të Europës nënvizon se persona me lidhje të forta me Krimin e Organizuar kanë ndikuar në procesin elektoral. Sikundër për opozitën edhe për to, ky mbetet një shqetësim i madh sepse disa prej këtyre personave dikur kanë qenë anëtarë të kësaj salle dhe janë përjashtuar me ligjin e dekriminalizimin e ndërsa sot vazhdojnë të jenë pjesë e strukturave të partisë politike në pushtet. Natyrisht, kjo që përmenda më sipër nuk është alibia ime për të justifikuar humbjen tonë. Nuk jam prej tyre që fajin e nis nga tjetri pa parë më së pari nga gabimet e vetes. Mirëpo kjo nuk zhbën atë që përmenda dhe është problemi themelor që sot për sot i kanoset shoqërisë sonë, është sëmundja që po ia merr frymën pak nga pak lirisë. Prandaj reshtni së menduari për pushtetin e sotëm, ka ardhur koha të hedhim hapat për reforma që do të ndryshojnë mënyrën se shqiptarët do të zgjedhin. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me formën e përzgjedhur për betejën e kandidatëve por me detyrimin tonë për të krijuar mekanizmat ekuilibrues në një sistem zgjedhor që sot komandohet nga forcat politike por që ne duhet t’ia kthejmë qytetarëve. Kështu që askush prej nesh apo prej jush të mos komprometojë votën e shqiptarëve dhe të vendosë interesat partiakë përpara zgjedhjes së tyre. Kjo duhet te jete Shqiperia e 2017, Shqiperia ne Europe!

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *