AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe GjithaVeç e Shuplakës

Socialistët nisin fushatën, ndërtuesit zaptojnë bregdetin (FOTOT FLAGRANTE NË DURRËS)

Ju kujtohet një baba nga Qerreti që u burgos pse po rregullonte shtëpinë e tij dhe pati fatin tragjik që dy fëmijët t’i ndërronin jetë teksa e shoqja SIlvana Negollari ia çonte për ta takuar?

Me siguri që po! Ngjarja tronditi shqiptarët, por pati nga ata syrësh që përgëzuan qeverinë për masat e marra ku asnjë njeri në republikën e Shqipërisë nuk do lejohej të ndërtonte.

Por me sa duket, ajo shprehja ”ca të nënës dhe ca të njerkës”, nuk ka për t’u zhdukur kurrë te ne.

I shikoni këto foto flagrante, shkrepur në bregdetin e Durrësit?! Janë bërë teksa dikush është duke përgatitur terrenin për verën që po vjen. Një ndërtim në breg të detit, punonjës që vazhdojnë të punojnë, por askush nuk i bllokon.

Pas këtyre fotove flagrante të siguruara nga ”Shuplaka”, vlen të pyesim: pse struktura që merret me kontrollin e ndërtimeve pa leje nuk vepron dhe kush është pronari që po ndërton në breg të detit?!(V.G/SHUPLAKA)

ndertimdr2ok

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *