AktualitetTe FunditTe Gjitha

Skandal në gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë, mësuesja iu hipën nxënësve, “kala dibrançe” mes klasës (VIDEO)

Shpesh herë ndodh që mësuesit të organizojnë lojëra në klasë, për të ç’tensionuar nxënësit e lodhur nga mësimet e shumta, mbi të gjitha ato të matematikës për të cilën ankohet pjesa më e madhe e nxënësve.

Mirëpo si rasti i mësueses së gjimnazit “Qemal Stafa” nuk kishim parë deri më tani. Emisioni investigative “Stop”, ka publikuar një video mbrëmjen e kaluar, ku mësuesja e matematikës Arta Shehu, shihet teksa luan “kala dibrançe” në mes të klasës me nxënësit e saj.

Videoja është realizuar në ditën e parë të shkollës dhe duket se mësuesen dhe nxënësit i ka marrë shumë malli për njëri-tjetrin, saqë e kanë nisur vitin shkollor me lojëra. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *