FlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Situata politike në Kosovë, BE bën thirrje për konstituimin e Kuvendit: Nuk ka kohë për të humbur

Edhe pse kanë kluar 2 muaj nga zgjedhjet në Kosovë, institucionet e reja nuk po formohen. Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë, Maja Kocijancic, në një prononcim për Gazetën Observer, ka thënë se Kuvendi duhet të konstituohet sa më shpejtë të jetë e mundur, duke u bërë njëkohësisht thirrje edhe partive politike që të respektojnë Kushtetutën e vendit.

“Ne u bëjmë thirrje që sa më shpejtë që të ketë mundësi të konstituohet Parlamenti, si dhe po ashtu, partive parlamentare të veprojnë me përgjegjësi duke përmbushur obligimet e tyre që derivojnë nga Kushtetuta dhe ligjet në fuqi ”, ka thënë Kocijancic.

Kocijancic thekson se Kosova nuk ka kohë për të humbur dhe se institucionet duhet të formohen shumë shpejtë.

“Ne shpresojmë në formimin e Qeverisë së Kosovës. Kosova nuk ka kohë për të humbur “, është shprehur zëdhënësja e Komisionit Evropian

Zëdhënësja e KE-së ka numëruar dhe obligimet e reja që e presin Qeverinë e re, e të  cilat i konsideron si  esenciale në rrugën e Kosovës drejt integrimit t në BE.

“Presim që Qeveria e re me formimin e saj të angazhohet menjëherë në reformat që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit dhe ekonominë, pritjet për liberalizim të vizave dhe angazhim konstruktiv në Dialogun me Serbinë.  Krejt këto janë esenciale për Kosovën që të prodhoj përparime në rrugën e saj Evropiane”, ka deklaruar Kocijancic.

Koalicioni fitues i zgjedhjeve PDK-AAK-NISMA, as sot nuk ka marrë pjesë në seancën e thirrur nga kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci, për konstituimin e organeve të Kuvendit, ndërkohë që partitë tjera po presin që PAN të ndërroj kandidatin për kryetar të Kuvendit.

(B.H/Shuplaka)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *