ShëndetiTe FunditTe Gjitha

Simptoma e menopauzës për të cilën askush nuk flet

Menopauza supozohet të jetë fundi i shumëpritur i vuajtjeve të përmuajshme. Por, imagjinoni sa e çuditshme është të kesh më shumë perioda se më parë, edhe pse pritet që cikli të ndalohet përfundimisht.

Një studim i ri ka zbuluar se gjakderdhja e shumtë dhe që zgjat për disa ditë më shumë se më parë, është e zakonshme tek 91% e grave që janë afër fazës së menopauzës.

Profesoresha e Universitetit të Miçiganit, Sioban Harloë së bashku me ekipin e saj analizuan të dhënat e më shumë se 1300 grave të moshës 42-52 vjeç. 91% raportuan se kishin pasur raste kur cikli menstrual u kishte zgjatur më shumë se 10 ditë në 3 vitet e fundit; 88% tregonin se cikli u zgjaste më shumë se 6 ditë; ndërsa 78% kishin pasur gjakderdhje të shumtë mbi 3 ditë. Harloë thotë se ky tranzicion mund të zgjasë diku mes 2-8 vjet.

“Është faza ku funksioni i vezores fillon të bie dhe rregullimi hormonal nuk është aq i mirë sa në moshën 30 vjeç”, shpjegon ajo.

Megjithatë, përse është kaq e zakonshme nuk do të thotë se duhet t’i injoroni simptoma të tilla si: keni 3 episode të tilla brenda 6 muajsh, mpiksje të gjak ose gjakderdhje që vazhdon për më shumë se 2 javë. Në këtë rast, bëni një vizitë mjekësore./Shëndeti.com

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *