AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe GjithaVeç e Shuplakës

Si mbinë si ”kërpudhat pas shiut” 93 kioskat mes Tiranës, kompanitë e favorizuara nga Erion Veliaj (DOKUMENTET)

Më 11 nëntor të 2015, Dariel Duka, një djalë i ri, mendoi të krijojë kompaninë ‘‘MPM Multi Parking Management”, e cila vuri në Tiranë 29 kioskat e para.

Gradualisht, ato u shtuan, si ”kërpudha pas shiut”, edhe 64 të tjera, duke e çuar numrin në 93 copë. Fillimisht 6, pastaj nga dy nga tre, më pas 5, deri në numrin maksimal të kioskave në Tiranë, 10 copë përnjëherësh.

Por jo të gjitha qenë të suksesshme, pati nga ato që nuk ia dolën. 16 kioska janë mbyllur për shkak të rezultatit të dobët.

Nuk ka patur punë te kioska në Kombinat, afër pallatit të sporteve ”Asllan Rusi”, në Kashar, te sheshi ”Shqiponja”, apo edhe në hyrje të rrugës Komuna e Parisit.

Më 24 shkurt, Duka ka shitur 40% të aksioneve te Dhimitraq Ilia.

Por në biznesin e madh në kryqytet shfaqet edhe nje tjetër kompani: ”KE Shop”, e Klajd Kokonës dhe  Ervin Zenelit. Pas vendosjes së kioskave, ajo do të sigurojë furnizimin. Është hapur rreth dy muaj më parë, më 17 shkurt 2017, por Kokona nuk e ka kompaninë i vetëm. Ai është aksioner së bashku me Bledar Latifin dhe Artan Keçin edhe i kompanisë ”Top Communication’‘.

Qytetarët e Tiranës nuk janë pyetur nëse dëshirojnë që kioskat të zënë trotuaret. Policia Bashkiake po vepron kundër bllokuesve të trotuarëve që janë shitësit e perimeve.(V.G/SHUPLAKA)

veliajdukakokonaok

Picture 1 of 28

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *