BotaTe FunditTe Gjitha

Shqiptari vret gruan me thikë në Austri, më pas lajmëron policinë

Një grua 31 vjeçare është gjetur e vdekur sot në orët e para të mëngjesit në lagjen Wetzeldorf të qytetit austriak Graz, ajo është vrarë nga bashkëshorti i saj 25 vjeç.

Bashkëshorti e ka lajmëruar vetë Policinë, shkruajnë agjensia austriake e lajmeve APA.

25 vjeçari me shtetësi austriak me origjinë kosovare u kishte thënë policëve se e kishte vrarë ai me thikë partneren e tij.

Patrulla e policisë që kishte arritur pastaj në vendin e ngjarjes kishte gjetur trupin e pajetë të gruas, transmeton albinfo.ch. 25 vjeçari i është dorëzuar policisë, pa rezistencë.

Në banesë ndodhej edhe djali 5 vjeçar i viktimës dhe vajza, foshnjë tremuajshe e çiftit.

Mes dy partnerëve kishte pasur në vazhdimësi konflikte dhe tashmë disa herë ka pasur edhe përzënie të njëri-tjetrit nga shtëpia.  (S.SH/Shuplaka)

 

 

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *