AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Sherr me thika mes të moshuarit dhe dy të rinjve, shkak dyshohet konkurenca për shitjen e shalqinit (VIDEO)

Një sherr i rëndë ka ndodhur që në mëngjes mes një të moshuari dhe dy të rinjve në rrugët e Fushë-Krujës. Shkak për këtë duket të jetë bërë konkurenca që personat kanë pasur për shalqinjtë që shisnin në rrugë.

Ka qenë një kalimtar i rastit ai që ka filmuar të gjithë skenën. Nuk dihet si ka shkuar fati i këtij konflikti pasi gjendja duket të ketë qenë mjaft e tensionuar. Sakaq në video duket se i moshuari mban në dorë një thikë në duar.

Në videon mund të shihet momenti kur të rinjtë i vërsulen të moshuarit. Sipas raportuesit thuhet se personat kanë qenë duke shitur ballë për ballë dhe konkurrenca ndoshta ka bërë që ata të përleshen mes tyre.

Shpresojmë që konflikti të ketë përfunduar pa pasoja të rënda. (E.K/SHUPLAKA)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *