AktualitetEkonomiFlashTe FunditTe Gjitha

Shëndetësia falas një iluzion, ja sa shpenzojnë shqiptarët për kurim

Gjatë vitit 2015 shqiptarët kanë shpenzuar për tu kuruar plot 172 milionë euro.

Shifra e mësipërme është publikuar nga Instituti i Statistikave në anketën e buxhetit të familjeve dhe përfshin si pagesat që familjet kanë kryer për blerjen e barnave, ashtu dhe ato për të marrë shërbim shëndetësor në spitalet publike dhe private të vendit.

Sipas INSTAT, Shëndetësia zë aktualisht 3.6% të buxhetit total që familjet shpenzojnë për konsum. E përkthyer në vlerë, kjo do të thotë se çdo familje shqiptare harxhon mesatarisht 225 euro në vit për ilaçe ose mjekim në spitalet e vendit.

Banka Botërore thotë se kjo e bën Shqipërinë një nga vendet me peshën më të lartë të shpenzimeve nga xhepi për shëndetësinë.

Më konkretisht, sipas saj në totalin e kostove shëndetësore, shteti në Shqipëri mbulon vetëm gjysmën e shpenzimeve, ndërsa gjysmën tjetër familjet detyrohen ta përballojnë vetë nga xhepi i tyre, raporton Top-Channel.

Në vendet e tjera të rajonit, pjesa e shpenzimeve për kurim që familjet paguajnë nga xhepi varion nga 11.2% në Kroaci, deri në 42.8% në Serbi.

Kjo shifër nuk ka lëvizur shumë nga viti 2013 deri në vitin 2014, viti i parë i qeverisë së re, e cila premtoi  shëndetësinë falas.

172 milionë eurot që shqiptarët shpenzuan këtë vit nga xhepat e tyre për shërbime shëndetësore tregon se, Shëndetësia falas është ende një objektiv i largët. (A.R/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *