AktualitetPolitikëTe FunditTe Gjitha

SHBA deklaratë në prag zgjedhjesh: Nuk preferojmë asnjë kandidat

Teksa pak ditë na ndajnë nga zhvillimi i zgjedhjeve të 25 qërshorit, vjen reagimi zyrtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi zhvillimet më të fundit që kanë karakterizuar situatën politike në vend në prag zgjedhjesh.

Zëdhënësi i ambasadës amerikane në vend, Ryan Roberts, është pyetur së fundmi nga “Gazeta Shqiptare” se “Çfarë po bëjnë Shtetet e Bashkuara për të mbështetur zgjedhjet parlamentare dhe çfarë presin ato prej tyre?”

Në përgjigjen e dhënë, ai ka theksuar se SHBA-të nuk kanë asnjë kandidat të preferuar në këto zgjedhje, ndërkohë që u bëri thirrje shqiptarëve që të dalin dhe të votojnë. Zëdhënësi i ambasadës amerikane bëri me dije se SHBA-të do të kenë mbi 30 ekipe që do të vëzhgojnë votimin në të gjithë vendin.

“Shqipëria ka një mundësi të madhe këtë verë. Nëse mund të zhvillojë zgjedhje paqësore dhe të besueshme, të reduktojë në mënyrë thelbësore trafikimin e narkotikëve dhe të fillojë procesin e vetingut, kjo do t’i jepte shtysë ekonomisë nëpërmjet investimeve dhe do të provonte se Shqipëria është gati për hapin tjetër në procesin e anëtarësimit në BE.

Për zgjedhjet e kësaj të diele, ambasada e SHBA do të ketë mbi 30 ekipe që do të vëzhgojnë votimin në të gjithë vendin. Gjithashtu, USAID ka ofruar mbështetje teknike për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka punuar për të përmirësuar transparencën e partive politike, si dhe po sponsorizon monitorimin nga shoqëria civile në mbi 500 qendra votimi.

Nxisim të gjithë personat me të drejtë vote të marrin pjesë në këto zgjedhje dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike themelore. Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë kandidat të preferuar në këto zgjedhje; është në dorën e popullit shqiptar që të zgjedhë.”, është shprehur Ryan Roberts.

(XH.A/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *