FlashShëndetiTe FunditTe Gjitha

Sa kafe në ditë rekomandohet të konsumoni, raporti i Autoritetit Europian të Sigurisë Ushqimore

Në ka një mendim të parë për shumë nga ne sapo zgjohemi është kafja e mëngjesit.

Mbi konsumimin e saj ka përherë zëra pro dhe kundër e megjithatë përpara filxhanit secili prej nesh bën zgjedhjen që i duket më e përshtatshme.

Sipas një raporti të Autoritetit Europian të Sigurisë Ushqimore një i rritur nuk duhet të konsumojë më shumë se katër kafe në ditë, ndërsa për femrat shtatzëna nuk rekomandohen më shumë se dy.

Ndërsa, e njëjta këshillë vlen edhe për të rinjtë, të cilët duhet të mjaftohen me dy kafe në ditë.
Trupi i një të rrituri mund të pranojë deri në 400 miligram kafeinë në ditë, që është e barabartë me pesë kafe, por ky autoritet parashikon se pjesën tjetër e marrim nga pijet tjera si ato energjike, çaji i zi apo lëngjet tjera, prandaj ka rekomanduar katër të tilla në ditë.

Një kafe e vetme përmban 80 mg kafeinë, një nivel i barabartë me një pije energjike, ndërsa çaji i zi ka 50 mg, kurse një kanaçe me “cola” rreth 40 mg.

(E.K/SHUPLAKA)\

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *