FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Rudina Hajdari falenderon pjesëmarrësit në homazhet për babain e saj: Ja ç’thoshte kur e pyesnin nëse kishte frikë

Vajza e Azem Hajdarit, ish-liderit të lëvizjes studentore në vitin 9o-të, ka falenderuar të gjithë pjesëmarrësit në homazhet e zhvilluara në 19 vjetorin e vrasjes së babait të saj.

Duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që ishin të pranishëm, ajo tregoi se si përgjigjej Azem Hajdari kur njerëzit e pyesnin nëse kishte frikë.

“Ai ishte një njeri i veprave – dhe jo vetëm i fjalëve. Kur e pyesnin nëse kishte frike për jeten e tij, ai thonte: “Dua ta heq frikën në Shqipëri”, shkruan Hajdari.

Kujtojmë që Azem Hajdarit i ishin bërë disa atentate para se ai të vritej më 12 shtator 1998 para selisë së PD-së.

POSTIMI I PLOTË:

Të dashur miq,

Dua të shpreh mirënjohje për të gjithë ata që morën pjesë në 19 vjetorin e homazheve të babait tim, më 12 shtator. Veçanerisht, dua ti shpreh mirënjohjen më të thellë familjes së vellaut tonë, Besim Çeres.

Besimi i guximshem i babait tim në lirinë e fjales, integritetin moral, dashurin për atdheun e tij, e solli në gjunjë komunizmin me të egër të Evropës. Ai ishte një njeri i veprave – dhe jo vetëm i fjalëve. Kur e pyesnin nëse kishte frike për jeten e tij, ai thonte: “Dua ta heq frikën në Shqipëri”.

Familja ime gjen mbështetje të madhe në nderimin dhe lartesimin e dhen nga ju- qofte permes fjalëve apo mesazheve. Ne marrim ngushëllim të madh në dijeninë se kujtesa e Azemit jeton në zemrat e shumë shqiptarëve. Ai ekziston në kujtimet tona, në aspiratat tona dhe në ëndrrat tona për këtë vend.

(B.H/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *