Jetë dhe stilShëndetiTe Gjitha

Ruajtja e shëndetit të syrit, cilat janë 5 ushqimet që duhet të konsumoni

Ruajtja e shëndetit të syrit dhe e shikimit gjithashtu mund të arrihet lehtësisht përmes konsumimit të disa frutave dhe perimeve me ngjyrë portokalli. Beta-karoteni, një tip i vitaminës A i jep këtyre ushqimeve ngjyrën portokalli që ndihmon retinën dhe mirëfunksionimin e pjesëve të tjera të syrit.

Por përveç saj ka edhe vitamina të tjera ndihmëse. Përmendimin këtu jeshillëqet, vezët, frutat qitrorë, bajamet, peshqit, që “Matrix Medical & Research” sugjeron.

1. Jeshilëqet: të pasura me luteinë dhe zeaksantinë, që ulin riskun për degjenerimin makular dhe kataraktet
2. Vezët: të pasura me luteinë, zeaksantinë, zink ndihmijnë në reduktimin e risku të degjenerimit makular
3. Frutat qitrorë dhe luleshtrydhet, boronicat: burime të bollshme të vitaminës C, që ndikon në reduktimin e riskut të degjenerimit makular dhe kataraktet
4. Bajamet: janë të pasura me vitaminën E, që ngadalëson degjenerimin makular
5. Peshqit me yndyrna si salmoni, janë të pasur me DHA, një acid yndyror që gjendet në retinë, nivelet e ulëta të së cilit janë të lidhura me sindromën e tharjes së syve.

(XH.A/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *