FlashKryesorePolitikëTe FunditTe GjithaVeç e Shuplakës

Rreziku i bashkimit të pushteteve dhe dy veprimet e para të Edi Ramës për ”TEPSINË”

Retorika e tepsisë, të cilën e përdori gjerësisht në fushatë, ka nisur të konkretizohet. Edhe pse u kujdes që të garantonte shqiptarët (në fakt e tha para socialistëve të tij) se tepsinë e kishte çuar për skrap, me siguri ata që e kanë dëgjuar me kujdes dhe me lupën e syçeltësisë nuk e besojnë.

Tani pyetja bazë është: çfarë do bëjë Edi Rama me tepsinë që e ka marrë të gjithën për vete?!

Dhe ka nisur të veprojë. Jo më larg se dy ditë më parë, të hënën, kur mblodhi në zyrën e pushtetit ekzekutiv deputetët dhe kur një ditë më pas bëri publik e-mailin për të punësuar këdo që ia vlente, a thua se në Shqipëri nuk ekziston një Departament i Administratës Publike (në mos shmanget dhe qëllimi do shpjegohet më pas se ka qenë për punësimin në PS)

Fakti 1-Përzierja e pushteteve dhe ngatërrimi i Kryeministrisë me selinë e PS-së

Do të kishte kaluar pa u vënë re nëse Edi Rama do të kishte mbledhur në selinë e PS-së apo në ndonjë darkë në lokalet e periferisë së Tiranës deputetët e zgjedhur dhe kandidatët socialistë që nuk ia dolën të zgjidhen. Por një mbledhje socialistësh u bë brenda Kryeministrisë, e cila nuk është seli partie. Me fjalime tipike politike në institucionin më të lartë ekzekutiv, Rama ka nisur ta miksojë mirë me legjislativin.  Ç’rol kanë deputetët në Kryeministri?! Aq më keq kur po nga selia e Kryeministrisë ndau grupet e socialistëve për të pastruar ”tepsinë”.

Fakti 2-Pushteti mbi administratën, e-maili

Sikur të mos mjaftonte mbledhja brenda Kryeministrisë, një ditë më pas Rama (ashtu si habitshëm u kërkonte shqiptarëve ta ndihmonin me ide për ç’të bënte me qeverisjen, pasi fitoi zgjedhjet) bëri publik një email për këdo që ka ”një shkollim të besueshëm, jashtë a brenda vendit” të dërgojë CV-në te  ”shqiperiaqeduam@kryeministria.al”. Çfarë kuptimi ka kjo?! Rama do anashkalojë Departamentin e Administratës Publike?! Do bëjë fiks atë që kritikonte gjatë fushatës, uzurpimin e administratës?!

Cili do jetë mekanizmi i kontrollit të pushtetit në të ardhmen? Kush do ta kufizojë pushtetin e Edi Ramës me 74 deputetë e disa të tjerë që mund t’i bashkohen në çështje të caktuara?! Kush do ta garantojë nenin shtatë të Kushtetutës  ku thuhet qartë se ”Sistemi i qeverisjes në Republikën e Shqipërisë bazohet në ndarjen dhe balancimin ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor?! /Valmora Gogo-SHUPLAKA

Edi Rama gjatë fushatës duke demostruar numrin 2, me të cilin PS-ja renditej në fletën e votimit
Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *