PolitikëTe FunditTe Gjitha

Rrëfim ndryshe i Jozefina Topallit, zbulon takimin e parë me Berishën: Isha mjaft e emocionuar (VIDEO)

Deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli, në një intervistë për “IN TV”, ka folur për takimin e parë me ish-kryeministrin dhe liderin historik të Partisë Demokratike Sali Berisha.

“Duhet të ketë qenë ndonjë takim që është bërë, zoti Berisha ka qenë president unë kam qenë në parlament dhe skishim asnjë lidhje, duhet të ketë qenë ndonjë pritje që zoti Berisha ka mbajt në presidencë, dhe unë  ekam takuar më afër ndërkohë që hera e parë që e kam takuar ka qenë në fushatë elektoralë të vitit 96, ai s’më njihte unë se njihja.Kam qenë mjaft e emocionuar, pastaj pasi zoti Berisha është larguar nga presidenca ka nisur bashkëpunimi.”, tregon Topalli.

Gjatë intervistës, Topalli ka shprehur një respekt të thellë për ish-liderin e PD-së duke e cilësuar atë si një fenomen dhe reformator të jashtëzakonshëm.

“Një respekt të jashtëzakonshëm për zotin berisha, bashkë, kam qenë me fat që kam bashkëpunuar për politikanin më të votuar për një kohë të gjatë në rajon. Sa ç’është liberal aq është edhe një reformator i jashtëzakonshëm. Është shumë i veçantë si fenomen, sbesoj se do ti rikthehet Shqipërisë për një kohë shumë të gjatë një politikan si ai.”, shprehet Topalli.

Deputetja Topalli ka rreth 20 vite në politikë dhe është e para kryetare Parlamenti femër në Shqipëri, mbi të gjitha ka qëndruar në këtë post për plot 8 vjet. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *