BotaFlashTe FunditTe Gjitha

Rëndohet bilanci, rritet numri i viktimave nga zjarri në Londër

Mediat e huaja shkruajnë se është rritur numri i personave që humbën jetën në zjarrin që përfshiu pak ditë më parë ndërtesën 27 katëshe në Londër. Raportohet se numri i viktimave ka shkuar në 79.

Burime të policisë vendase shprehen se pesë persona janë konfirmuar se kanë ndërruar jetë, ndërkohë që ka arritur në 74 numri i të zhdukurve që dyshohet të kenë vdekur.

Lajmi për rëndimin e bilancit u bë i ditur përpara se të mbahej një minutë heshtje në orën 11:00 në të gjitha institucionet qeveritare në nderim të viktimave. Ndërkaq, pesë të tjerë që ishin raportuar si të zhdukur pas zjarrit, janë gjetur gjallë dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

(XH.A/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *