SportTe FunditTe Gjitha

Refik Halili: Nuk iki nga Tirana deri sa të vdes, turp për dashakeqin Bamir Topi

KF Tirana ka prezantuar sot trajnerin e ri Ze Marian dhe drejtorin e ri Gerti Dajçin. Refik Halili u shpreh se fajtor për situatë është vetë. 

“Dashakeqës i madh është BamirTopi. Ti vijë turp që më ka akuzuar se ka thëne që jam gëzuar se kam takuar një ministër në ditën që ra Tirana”,u shpreh ndër të tjera Halili. 

DEKLARATA E PLOTE

Aksionere te tjere duan te marrin #Tiranen por une jam vete ne kale dhe do rri vete ne kale. #LutNuri le te vije tek tirana por jo te komandoje. Une do rri ketu deri sa te vdes. I vendos une kushtet sesi do i jap aksionet.

Fajtori kryesor jam une per situaten, do shkarkoj 98% te Akademise. Drejtori i ri i Akademise do jete #SulejmanMema.

Do nisim nje projekt te ri per #Tiranen.

Nuk ja kam mbyllur deren e stadiumit #Lekbellos por me vinte turp te organizoja une ndeshjen sepse nuk do vinin tifoze. Klubi do ti dergoje 10 milione leke (te vjetra) #Lekbellos.

Kemi dhe 68milione leke (te vjetra) borxhe nga ky sezon. Kam hedhur 4 miliard leke per #Tiranen dhe ka dashakeqes qe hedhin poshte emrin tim.

#tifozat jane pjesa me e mire e #tiranes. Po te ishin dhe ata ne krahun tone ne nuk do ishim ne kete situate.

Kemi menduar mire per kete trajner qe te punoje me moshat. Do shohim shume shpejt ndryshimet. Jemi ne moment te veshtire per te ndertuar ekipin per europe por do bejme me te miren.

Dashakeqes i madh eshte #BamirTopi. Ti vije turp qe me ka akuzuar se ka thene qe jam gezuar se kam takuar nje minister ne diten qe ra #tirana.

#ZeMaria: Eshte nder per mua qe drejtoj #Tiranen klubin me te madh ne shqiperi. E pranova direkt oferten per te drejtuar #tiranen.

(M.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!