KosovaTe FunditTe Gjitha

Reagon Thaçi, dënon sulmin ndaj Ambasadores Çitaku

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka dënuar rëndë sulmin që iu bë mbrëmjen e kaluar Ambsadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitakut.

Në një status të publikuar në facebook, Thaçi thotë se fyerja dhe sulmi ndaj Çitakut ishte një përpjekje tjetër e ulët për ta dëmtuar imazhin  Kosovës në arenën ndërkombëtare.

”Shprehja e lirë e fjalës dhe mendimit është vlerë fundamentale e demokracisë, e cila respektohet nga të gjithë ne. Kjo e drejtë nuk duhet të keqpërdoret nga askush, duke cenuar integritetin personal të askujt, aq më tepër të një zyrtari shtetëror të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Keqpërdorimi i lirisë së shprehjes, i shoqëruar me dhunë automatikisht shndërrohet në një akt të shëmtuar dhe të dënueshëm, si ai idjeshmi ndaj ambasadores së Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku.

Fyerja dhe sulmi ndaj ambasadores Çitaku ishte edhe një tjetër përpjekje e ulët e radhës për të dëmtuar imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Nxitësit dhe ekzekutuesit e veprimeve të tilla të shëmtuara, duhet të ndjehen të turpëruar. HTH”. (S.SH/SHUPLAKA)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *