BotaTe FunditTe Gjitha

Raporti tronditës, Browne: Franca e sheh Britaninë si kundërshtare jo partnere

Në një raport dërguar ministrave britanikë, Browne shkruan se Parisi zyrtar kërkon të sabotojë zemrën ekonomike të Londrës, duke shfrytëzuar Brexit-in.

Ai shprehet se kjo është një përpjekje se presidentit të ri francez Emmanuel Macron për të rrëzuar City of London, distriktin kryesor financiar, që prodhon afro 66 miliardë Stërlina në vjelje taksash, thuajse gjysma e buxhetit për shërbimin shëndetësor në të gjithë Anglinë.

Browne thekson se vizita e tij në institucionet financiare franceze, si Banka Qendore e Francës, apo Ministria franceze e Finacave, është më e keqja që kishte pasur në Bashkimin Europian.

“Ata janë të qartë si kristali, synimin i tyre është dobësimi i Britanisë dhe degradimi i City of London, pasi ata e shohin Britaninë si kundërshtare, jo partnere”, shkruan ish-ministri britanik.

Në raport thuhet se Franca po tenton të joshë firmat e rendësishme financiare të shpërngulen në Paris, duke u ofruar shuma të mëdha. (S.SH/Shuplaka)

 

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *