AktualitetTe FunditTe Gjitha

Rama prezanton korçarkën e parë që ka njohur në jetë

Në takimin me gratë dhe vajzat e Korçës të mbajtur ditën e sotme në qytetin e Korçës, kryeministri Edi Rama ka “thënë diçka që nuk e kishte thënë asnjëherë deri më sot”.

Ai prezantoi të pranishmit dhe jo vetëm me “korçarkën e parë që ka njohur në jetë”. Bëhet fjalë për aktoren nga Korça, Zamira Kita.

“Ku është Zamira Kita mo aman. Nuk e kam thënë asnjëherë por do ta them sot. Kthehu këtej që mos ta shikojnë kur skuqesh. Kjo është korçarka e parë që kam njohur në jetë. Ishte studente në akademi, ishte pak më lart se unë por unë duke qenë më gjatë shikoja ato që ishin më lart se unë. Edhe më rrinin sytë tek Zamira por asnjëherë nuk u afruam deri sa na afroi Partia Socialiste.”, u shpreh kryeministri duke thirrur pranë vetes Zamirën.

Gjatë fjalës së tij, ai foli për gratë dhe rëndësinë e tyre, duke mos kursyer batutat:

“Këtë vend në qafë e kanë marrë burrat, jo gratë. Sa më shumë burra ta kuptojnë këtë gjë, aq më shumë gra fitimtare do të kemi.

Të gjithë duan të bëhet sa më shumë.Patjetër doni më shumë por me ju e kam më kollaj (u drejtohet grave) se ju e dini që fëmijët bëhen me rradhë, se burrat nuk është se japin ndonjë kontribut të madh.”, tha Rama.

(XH.A/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *