AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Rama pas gazetarit bën edhe mjekun, çfarë iu tha eksponentëve të lartë të PS-së

Edi Rama pas rolit si  gazetar gjatë mbledhjes së fundit të Grupit Parlametar të PS-së  ka bërë edhe rolin e mjekut. Eksponentëve të PS-së iu tha sot se duhet të japin edhe gjak sepse sipas Ramës kjo iu bën mirë edhe për trupin. 

“Çdo prind këtu do të më kuptone, dhurimi i gjakut është një proces mjaft i mirë edhe për organizmin. Është një ndihmë jo vetëm për fëmijët në nevojë por ndihmon edhe për një imazh sa më të mirë për deputetët. Madje është shumë e mirë edhe për trupin dhe shëndetin tuaj”, u shpreh Rama.

Rolin si gazetar së fundmi Rama e ka bërë gjatë emisionit të realizuar për 20 vjetorin e “Opinion”, ku intervistoi Blendi Fevziun. Në rolin e gazetarit ai nuk bënte pak pyetje dhe nuk e linte Fevziun të fliste gjatë pasi e ndërpriste herë pas herë.  (J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

 

 

 

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *