FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Rama opozitës: Jeni bosh poshtë e lartë, jeni bosh para dhe mbrapa, nuk dini kuptimin e fjalës përgjegjësi

Në seancën e Kuvendit ditën e sotme po diskutohet në lidhje me Komisionin e Reformës zgjedhore. I pari që e mori fjalën në lidhje me diskutimin për këtë temë ka qenë kryeministri Edi Rama ku nuk i ka kursyer akuzat për opozitën.

Rama u shpreh se opozita nuk ka çfarë të diskutojë dhe fillon e lexon raportin e OSBE-OHDIR-it sipas interesit dhe hallit të saj.

“Raportin e OSBE-së e lexoni sipas qejfit dhe halleve tuaja. Është e qartë si drita e diellit që në 25 qershor u votua aq qartë sa ska asnjë shans të vihet në diskutim rezultati. Natyrisht pastaj që raoporti meriton një diskutim të vërtetë të përgjegjshëm, pa diskutim që ka shumë vend për të përmirësuar.

Ju jeni bosh poshtë e bosh lartë, jeni bosh para dhe bosht mbrapa, këtë e tregon katandia ku ndodheni ju sot, e tregon edhe kjo sallë, rezultati ishte i thellë po edhe kuptimplotë. Ju jeni akoma në kohën e çadrës, dhe nuk i shqiteni dot idesë së vjetër shaj e shaj se diçka do të mbetet. Mesa duket fjala përgjegjësi është shumë e huaj për ju.

Disfatat njëra pas tjetrës nuk ua kanë ndezur llampën e përgjegjësisë. Kjo është një fjalë çelës për çdo parti e grupim, e keni humbur prej kohësh çelësin, ju nuk bëni dot sukses, ju dini të ndërtoni vetëm strategji kundër suksesit të të tjerëve, kaq mund të bëni”, u shpreh ndër të tjera kryeministri Rama.

(E.K/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *