AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Rama me të tijtë qeshin në kor, Ruçi s’i thotë dot ”Stop!”, çfarë bënë dje kur fliste demokrati (VIDEO)

Teksa ishte mbajtur fjalën e tij në Parlament deputeti i ri i PD-së Agron Shehaj,  Edi Rama bashkë me deputetët dhe ministrat socialistë filluan të qeshnin në kor. 

Ashtu siç duket nga video deputeti flet me një theks italian dhe kjo i ka bërë politikanët e majtë të qeshin. Shehaj ka kuptuar situatën dhe disa herë ka ndërprerë fjalën teksa deputetët e PS-së shpërthenin në të qeshura.  Ndërsa deputeti ishte duke folur nga foltorja në një moment u acarua dhe u drejtua nga Rama duke e duartrikutur për  atë po ndodhte.

Por Grmoz Ruçi ka ndërhyrë menjëherë dhe i ka thënë Shehajt që të vazhdonte fjalën e tij dhe të mos ngacmonte deputetët.

DEBATI:

Ruçi: Mos i ngacmo deputetët..

Shehaj: Duhet të mbani qetësi. Cila është etika zoti kryeminsitër?

(Rama iu bën me dorë deputetëve që të pushojnë.)

Shehaj: Unë nuk iu ndërpreva as nuk qesha kur ju folët, që bëtë shumë për të qeshur. Ju mendoni se unë jam i ri dhe ju mendoni se do të më vini përpara.

(Ndërhyn Ruçi: Ju lutem kolegë deputetë qetësi..) (J.V/Shuplaka)

 

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *